EURO2024 – E veja e Beckenbauer do të prezantojë trofeun në ceremoninë e hapjes

by admin
Spread the love



FRANKFURT, 11 qershor /ATSH-DPA/ – Heidi, e veja e legjendës së futbollit gjerman, Franz Beckenbauer, do të prezantojë trofeun e Euro 2024 në fushën e ”Munich Arena” gjatë ceremonisë së hapjes së turneut.

Ajo do të shoqërohet nga kampioni i Euro 1996, Jurgen Klinsmann dhe fituesi i Euro 1980, Bernard Dietz, përpara se ekipi kombëtar i Gjermanisë të nisë turneun kundër Skocisë.

Klinsmann dhe Dietz ishin kapitenët e Gjermanisë në triumfet e tyre përkatëse në Euro, ndërsa Beckenbauer udhëhoqi kombin në fitoren e tyre të parë në kompeticion në 1972.

I madhi i Gjermanisë dhe Bajernit të Mynihut, Beckenbauer vdiq më 7 janar në moshën 78-vjeçare./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMbështetje në bujqësi, IPARD II disburson edhe 26 kontrata


You may also like