EULEX nuk do t’a zëvendësojë Policinë e Kosovës në katër komunat veriore – Shqip

by admin
Spread the love

Misioni i EULEX-it ka shpërndarë deklarata e Përfaqësuesit te lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Sipas EULEX-it, ata kanë vendosur që trupat e tyre ne Veri të Kosovës, pavarësisht se janë të pranishëm në Kosovë për siguri ata nuk do t’a marrin rolin e Policisë së Kosovës.

“EULEX dhe, KFOR-it janë të pranishëm, por ata nuk mund ta marrin rolin e policisë lokale: nuk është në mandatin e tyre dhe as në kapacitetet e tyre” thuhet në njoftimin e tyre në Twitter.

Me tej, ata kanë thënë se nuk janë të mjaftueshme 50 pjesëtarë të Policisë së Kosovës për t’a menaxhuar situatën në katër komunat veriore të Kosovës.

“Kjo lë një vakum shumë të rrezikshëm sigurie – një vakum në terren, në një situatë tashmë shumë të brishtë”, ka përfunduar EULX.

You may also like