ESTONI – Tali: Të forcohet lufta kundër propagandës ruse

by admin
Spread the love



VILNIUS, 12 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Tre objektivat kryesore që regjimi i Putinit synon të sulmojë në botën e lirë janë liria e fjalës, organizimi demokratik i shoqërisë dhe sundimi i shtetit të së drejtës, deklaroi Peeter Tali, anëtar i Komisionit të Mbrojtjes të Parlamentit të Estonisë (Riigikogu).

Komisioni nënvizoi se ”ruajtja e një demokracie të shëndetshme varet në një masë të madhe nga zhvillimi i një shoqërie të hapur, me pjesëmarrje të gjerë qytetare, një media të lirë dhe një luftë të vazhdueshme kundër propagandës dhe dezinformimit”.

Në veçanti, anëtarët e Komisionit shprehën besimin e tyre se ”komunikimi strategjik dhe lufta kundër dezinformimit dhe propagandës ruse përbëjnë një pjesë themelore të mbrojtjes kombëtare të Estonisë”./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKryemadhi kallëzim në SPAK për inceneratorin e Tiranës


You may also like