ESTONI – Sulm masiv kibernetik pas heqjes së një memoriali sovjetik

by admin
Spread the love

RIGA, 18 gusht /ATSH-DPA/ – Zyrat dhe kompanitë e qeverisë estoneze janë goditur nga një valë sulmesh kibernetike që vjen menjëherë pasi vendi hoqi një memorial sovjetik.

”Vendi iu nënshtrua sulmeve kibernetike më të gjera që nga viti 2007″, tha sot sekretari i Shtetit për Infrastrukturën e IT, Luukas Kristjan Ilves.

Megjithatë, ai shtoi se ”sulmet e mohimit të shërbimit ishin joefektive dhe kaluan kryesisht pa u vënë re”.

Grupi rus i hakerëve ”Killnet” ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Sulmet e mohimit të shërbimit zakonisht nënkuptojnë se një server është i paarritshëm ose pak i aksesueshëm, për shkak të një rritjeje artificiale të kërkesës.

Megjithatë, sipas qeverisë, faqet e internetit funksiononin gjatë gjithë ditës me “përjashtime të vogla”.

“E-Estonia është në funksionim”, shkroi Ilvey.

Afërsisht 1,3 milionë qytetarë të saj mund të kryejnë pothuajse të gjitha procedurat administrative përmes internetit.

Të martën, Estonia çmontoi një monument tanku sovjetik pranë qytetit kufitar estonezo-rus të Narvas dhe e zhvendos në një muze.

Një pakicë ruse jeton në shtetin baltik./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like