ESTONI – Qeveria e re merr detyrën

by admin
Spread the love

RIGË, 16 korrik /ATSH-DPA/- Qeveria e re estoneze e kryeministres në detyrë, Kaja Kallas u betua sot zyrtarisht në Talin.

Kallas, e cila që nga janari 2021 ka qenë gruaja e parë që ka udhëhequr qeverinë në vendin e BE-së dhe NATO-s, tani ka një koalicion të ri që përfshin Partinë e saj Reforma Ekonomikisht liberale, Socialdemokratët dhe konservatorin Isamaa. Koalicioni i mëparshëm me Partinë e Qendrës u prish në fillim të qershorit.

Tre partitë, të cilat kanë nga pesë ministra secila në kabinet, kanë një shumicë prej 55 vendesh nga 101 në parlament.

Kallas tha se mbrojtja e Estonisë nga çdo kërcënim i mundshëm nga Rusia fqinje pas pushtimit të Ukrainës është prioriteti kryesor i qeverisë së saj.

Së bashku me avokaten e trajnuar dhe vajzën e ish-komisionerit të BE-së Siim Kallas, kabineti i ri ka edhe gjashtë gra të tjera.

Qeveria e re do të zgjasë deri në zgjedhjet në mars 2023.

“Koha që kjo qeveri të bëjë punën e saj nuk është e gjatë, ndërsa problemet që duhet të zgjidhen janë shumë më serioze se zakonisht”, tha presidenti Alar Karis. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like