Estoni –Një helikopter rus shkel hapësirën ajrore

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

RIGA, 10 gusht /ATSH-DPA/ – Estonia raportoi sot se një helikopter ushtarak rus ka shkelur hapësirën ajrore të vendit.

Helikopteri rus i transportit “Mi-8” hyri palejë në hapësirën ajrore të vendit mbrëmjen e kaluar, deklaruan forcat e armatosura estoneze deklaruan.

Ministria e Jashtme në Talin thirri ambasadorin rus dhe i dorëzoi një notë proteste lidhur me incidentin.

“Estonia e konsideron ngjarjen si incident jashtëzakonisht të rëndë, të dënueshëm dhe tërësisht të papranueshëm”, theksoi Ministria e Jashtme në një deklaratë.

“Në takimin me ambasadorin rus, Ministria e Jashtme dënoi sërish fuqishëm agresionin  e vazhdueshëm të Rusisë kundër Ukrainës. Theksuam gjithashtu që Rusia duhet të respektojë integritetin territorial dhe ligjet ndërkombëtare”, thuhej më tej në deklaratë.

Ushtria estoneze bëri të ditur se kjo është hera e tretë që Rusia shkel hapësirën ajrore të vendit këtë vit, pas pesë incidentesh të tilla vitin e kaluar.

/u.sh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakVeliaj pret Elio di Rupo: Ambasador i vyer për integrimin Shqipërisë në BE

You may also like