Estetistja 22 vjeçare vritet bashkë me pilotin kur avioni përplaset në kabllot elektrike (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pamje të publikuara nga mediat tregonin dje momentet tragjike kur një estetiste e re bashkë me pilotin e avionit të vogël, u vranë nga përpasja me kabllot e tensionit të lartë gjatë një fluturimi zbavitjeje në Turqi.

22 vjeçarja Burcu Saglam, ishte ngritur me avionin me një motor nga Pamukova, pranë Stambollit, por brenda 15 minutash mjeti humbi lidhjen me kontrollorët.

Të tjera pamje tregonin më pas avionin që shpërthente në flakë pas goditjes së kabllove të tensionit të lartë, duke vrarë Saglam dhe pilotin Hakan Koksal, 54 vjeç.

Mbetjet e djegura të avionit u gjetën në një fushë në Osmangazi, rreth 100 km larg Pamukova, pasi punonjësit e një impjanti energjitik njoftuan për rënien e një objekti nga qielli.

Disa minuta para rrëzimit Saglam, e cila menaxhonte një parukeri bashkë me të fejuarin e saj, kishte filmuar veten duke shikuar fluturimin nga kabina e avionit.

Grupet e shpëtimit nxituan në vendngjarje ku gjetën trupat e estetistes dhe pilotit me eksperiencë.

Autoritetet thanë se avioni kishte goditur linjat e larta elektrike që dilnin nga impjanti i gazit natyror Ovaakca.

Përveç prindërve të saj Saglam le pas dy motra më të mëdha e një vëlla.