“Është plagosur në njërën këmbë”, Elhaid Cufi rrëfen historinë e dhimbshme të babait në Big Brother – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

23:32 | 12 Tetor 2021

Ai ka treguar një nga historitë e jetës.

Elhaid Cufi, i njohur me poezitë e tij tashmë është bërë i njohur edhe përmes spektaklit, shkruan lajmi.net.

Gjatë transmetimit live, ai ka kaluar në dhomën e rrëfimit derisa ka treguar historinë e jetës gjithashtu edhe inspirimin për poezitë e tij.

Elhaid Cufi tha se nëna ka qenë ajo e cila e ka rritur, pasi babai i tij është i sëmurë me epilepsi kur ka qenë në moshën 7 vjeçe ndërsa më vonë pas dy tri viteve ka pasur një incident është plagosur në njërën këmbë duke mbetur invalid gjë e cila ka ndikuar që babai i tij të bie edhe në depresion.

Tutje, autori i shumë poezive tha se i ka falur personat të cilët ia kanë plagosur babain duke dhënë një mesazh edhe për të tjerët.

Ndryshe, moderatorja Arbana Osmani i ka bërë një befasi Elhaid Cufit gjatë transmetimi live duke i sjellur babain në shtëpinë e ‘BBV’./Shqip/

 

You may also like