Është nënshkruar kontrata për “E-Go”, fillon ndërtimi i fabrikës në Tetovë

by admin
Spread the love

Është nënshkruar kontrata për ndërtimin e fabrikës E-Go, por kur do të nisë ndërtimi i objektit ende nuk dihet. Nga Zona e Zhvillimit Industrial Teknologjik njoftojnë se janë 2 ose 3 kompani të vendit që do të ndërtojnë, emrat e së cilëve do të publikohen javën e ardhshme.

E tash ku është telashja që s’po nisë ndërtimi?

“Ata kanë pasur afat në kuadër të marrëveshjes prej diku rreth 2 vite e diçka që të fillojë ndërtimi, për shkak se duhet leja e ndërtimit e kështu me radhë, dhe kanë pretendu aso kohe, qe ato procedura t’i kryejnë shumë shpejtë, ka pretendu investitori privat, pra E-Go. Dhe tash e kemi informatën se tashmë është nënshkruar kontrata për ndërtimin e fabrikës”, tha Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë .

Bekteshi në fillim të muajit shkurt tha se për 1 muaj do të nisë ndërtimi, por kanë kaluar 3 muaj dhe punimet nuk po nisin.

“Ne bazohemi në marrëveshjet të cilat i kemi me investitorin potencial, ata kanë kërkuar nga institucionet qeveritare që në një afat të caktuar të kryhen obligimet të cilat i ka shteti ndaj investitorit. Ne i kemi kryer në afat rekord dhe keni qenë edhe ju dëshmitar kur është nënshkruar marrëveshja dhe obligimet të cilat e kemi ndërrmarë”, pohoi Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë.

Kjo kompani për prodhimin e veturave elektrike pritet do të ndërtohet në hapësirën e Zonës teknologjike industriale zhvillimore të Tetovës. Në këtë zonë u desh të bashkohen 4 parcela për t’i ofruar hapësirën e duhur projektit, siç u promovua, gjigant me një investim total prej 130 milion eurove. Drejtori i  ZTIZh Jovan Despotoski tha se ka pasur problem me parcelën ku u vu gur themeli dhe se tani është gjetur zgjidhja në një parcelë tjetër dhe premtoi se do të përfundojnë në afatin e paraparë, në vitin 2024. Ndryshe kjo kompani parashihet të krijojë 900 vende të reja pune.

You may also like