“Është në rregull të mos jesh mirë!” Semi Jaupaj ‘shqetëson’ ndjekësit me postimin e fundit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këngëtarja Semi Jaupaj ka fituar zemrat e mijëra shqiptarëve pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”. Kjo është reflektuar edhe në rrjetet sociale ku numri i ndjekësve të artistes ka ndryshuar në mënyrë drastike.

Para se të bëhej pjesë e reality-showt Semi numëronte 15 mijë ndjekës, ndërsa tani ka plot 112 mijë. Këngëtarja është goxha aktive dhe ndërvepron me ndjekësit e saj.

Kështu, së fundmi ajo i ka shqetësuar paksa ata me një foto të postuar në Instastory. “Është ok të mos jesh mirë”- ka shkruar Semi teksa duket në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Nuk dihet se nga çfarë është sëmurë Semi, mbase ndonjë grip sezonal, por këngëtarja nuk ka dhënë më shumë detaje. Kujtojmë se Semi ka treguar rreth betejës së saj me ankthin dhe shumë persona kanë aluduar se gjendja jo e mirë dhe mbishkrimi i fotos mund të lidhet me të.

 


You may also like