Është në nominim, por nuk e tregon. Ishte për përjashtim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Luiz Ejlli, këngëtari i njohur i cili është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother ka deklaruar ditën e sotme se përveç tij, Efit dhe Armaldos, në nominim është edhe Xhonatan Islami. Madje, ai shfaqet tepër i bindur rreth kësaj gjëje, duke e lidhur edhe me veprimin e fundit të bërë nga Xhoni.

Sipas Luizit, duke qenë se ai ka thyer një nga rregullat kryesorë të shtëpisë, duke dhënë informacione për banorët e vjetër, Xhonatani duhet të ishte përjashtuar. Bindjen e tij e mbështeti edhe Amos, i cili nënvizoi se nuk është afeksionuar askush me të për tre ditë.

Luizi: E kam me vdekje që është në nomonim. Por nuk e tregon. Unë u habita pse tre persona në nominim. E ka vendosur Vëllai Madh. Ai është për përjashtim po ta shohim hollë-hollë se theu një nga rregullat kryesorë.

Amos: Kush është afeksionuar me të për tre ditë. E ka në dorë ai.

Bjordi: Nëse është në nomimin të japë maksimumin

Kujtojmë që Xhonatan i dha informacione nga jashtë Olta Gixharit, duke thyer rregullat e vendosura nga Vëllai i Madh, që vendosi ta dërgonte menjëherë në nominim. Këtë vendim, Xhoni nuk duhet ta komunikojë me askënd.

You may also like