Është momenti të hiqet 20% dhe të jetë gjuha shqipe, Taravari porosi të qartë LSDM, BDI dhe të tjerëve

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari ka dal me një qëndrim të qartë sa i përket heqjes së 20 përqindëshit në Kushtetutë dhe aplikimin e emërtimit gjuha shqipe, duke evituar një çështje fiktive që përcakton në përqindje gjuhën dhe përkatësinë etnike të shqiptarëve.

Taravari përmes një qëndrimi të shprehur publik tha se tani është momenti që të gjitha palët politike në vend përfshirë edhe LSDM, VMRO-DPMNE, BDI dhe të tjerët të pajtohen dhe të ndodhin ndryshimet kushtetuese edhe për heqjen e 20%, por edhe për përfshirjen në Kushtetutë të bullgarëve si komunitet që jeton në Maqedoninë e Veriut, përcjell INA.

Ja porosia e plotë e Taravarit:

“Aleanca për Shqiptarët është e lumtur që tashmë erdhi momenti kur partitë politike në Maqedoni do të mund të shprehin pajtimin e tyre që gjuha shqipe të emërtohet si e tillë dhe mos të quhet më gabimisht “20%“.

Propozojmë që ky ndryshim të ndodhë tani dhe jemi të bindur, jo vetëm në pajtimin e partive shqiptare, por edhe me dakordësinë e të gjitha partive në Maqedoni.

Të gjitha partitë që do të marrin pjesë në këtë ndryshim do të shkruhen në histori si parti demokrate e veçanërisht evropiane.

Sidomos z. Kovaçeski dhe z. Mickovski do të bëhen pjesë e këtij momenti të rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në këtë vend, por edhe për të ardhmen evropiane të shtetit tonë të përbashkët. Presim me padurim momentin e shpalljes zyrtare të këtij premtimi mbarë partiak”, ka nënvizuar kreu i ASH-së.

You may also like