Është mirë të ketë takime të këtilla, thotë Gashi për takimin Mickoski – Ahmeti

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Është mirë të ketë takime të këtilla, deklaroi kryetari i Alternativës, Afrim Gashi sot para Kuvendit. duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth qëndrimit të tij për takimin mes kryetarëve të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, Ali Ahmeti dhe Hristian Mickoski.

“Normalisht që është mirë të ketë takime të tilla. Unë mendoj se duhet të ketë më shpeshë takime të tilla ndërmjet të gjithë kryetarëve të partive politike”, deklaroi gashi.

Në pyetjen se a do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, Gashi tha se jetojmë në sistem demokratik dhe nëse 61 deputetë vendosin që të shkojmë në zgjedhje dhe të shpërbëhet Kuvendi, është normale që të shkohet në zgjedhje. /SHENJA/


You may also like