Është mbretëreshë, pro Europës & Amerikës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, i cili spikat për deklaratat e tij të bujshme e plot humor, Kujtim Gjuzi ka bërë një thirrje të fortë të gjithë qytetarëve shqiptarë konservatorë. Ish-deputeti duket se ‘është’ infektuar nga Big Brother VIP, ashtu sikurse më shumë se gjysma e popullit shqiptar.

Madje, Kujtim Gjuzi ka zbuluar përmes një postimi në rrjete sociale se kë prej konkurrentëve mbështet në këtë reality show. Ish-deputeti është një fans shumë i zjarrtë i Olta Gixharit, teksa ai u bën thirrje konservatorëve të mbështesin Oltën, duke renditur edhe 4 arsye se përse duhet ta bëjnë këtë gjë.

“Urime, Big Bradher Vip Albania. Suportoj Mbretereshen ne gare Olta Gixhari! Ftoj Konservatoret; mbeshtetni artisten me arsy:

A – Olta simbol i Mbretereshes ne Familjen e saj. B – Gixhari Inteligjente & bashkepunuese ne grup.

C – Olta Gixhari eshte nje Helen of Troy Albane. D – Gixhari eshte pro Europa pro Amerikane.”, shkruan Gjuzi në rrjete sociale.

Olta Gixhari është një nga konkurrentet që ka spikatur më shumë gjatë këtij edicioni të Big Brother VIP. Që në ditët e para të këtij reality show, aktorja ka pasur disa debate të forta brenda shtëpisë me disa nga banorët.

You may also like