Është kthyer në problem për klubin, PSG kërkon të largojë Neymar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

I pakënaqur, pak i dashur nga fansat dhe jo më i domosdoshëm për ekipin. Raportet e mira midis PSG dhe Neymar duket se tashmë kanë përfunduar. Ndërkohë që sipas spanjolles AS, në Paris po mendojnë të largojnë sulmuesin brazilian.

Megjithatë, nuk është aspak e lehtë largimi i tij pasi te PSG do të ishte një kosto e madhe. Në rast se vendosin t’i prishin kontratën, problem është paga e lojtarit. Ai rinovoi një vit më parë dhe aktualisht ai ka pgën më të lartë te PSG.

Neymar përfiton 40 milionë euro dhe ka një kontratë deri në vitin 2025. Megjithatë, në pamundësi për t’i prishur kontratën, te PSG po kërkojnë blerës për brazilianin, por ofertat nuk janë të shumta. Edhe në këtë aspekt problem është kërkesa e lartë e lojtarit që ka për pagën.

Ai nuk do të heqë dorë nga shuma që përfiton dhe për rrjedhojë klubet janë stepur. Një kosto shumë e madhe për ta, ndërsa i vetmi klub që ka shfaqur disi interes është Barcelona. Nga ana tjetër, edhe klubi katalanas ka probleme ekonomike dhe për rrjedhojë, mundësia që transferimi të ndodhë është shumë e ulët. /oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like