Është femër e pasigurt, jam në pozitë të vështirë prej saj

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së diel, Vëllai i Madh u dha mundësinë konkurrentëve të Big Brother VIP Albania që ata të realizonin një program të mirëfilltë radiofonik, ku TOP Albania Radio ngriti një studio radiofonike brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Banorët do të luanin rolin e drejtuesve dhe të ftuarve dhe do të diskutonin tema të ndryshme brenda shtëpisë.

E një nga temat e diskutuara ishte edhe raporti midis grupeve dhe aleancave brenda shtëpisë. I pyetur në lidhje me raportin e tij me Olta Gixharin, Kristi është shprehur se aktorja është shumë e pasigurt si femër brenda shtëpisë dhe mënyra se si ajo e shpreh këtë gjë është shumë e gabuar.

Artisti tha ndër të tjera se është në pozitë të vështirë që të mirëmbajjë marrëdhënien miqësore me të dhe të vazhdojë lojën e tij. “Për mua, Olta është një femër që ështv shumë e pasigurtë këtu. Dhe këtë e them në komplet, edhe me të mirë edhe me të keq. Mënyra se si e shpreh pasigurinë është e gabuar.

Jam në pozitë të vështirë që të mirëmbaj marrëdhënien që kam me Oltën miqësore dhe të vazhdoj interesat e tjerë që kam këtu. Që të dyja nuk mund t’i kesh siç do ti, pasi ndryshojmë, jemi dinamikë” – tha ndër të tjera Krist Aliaj.

You may also like