ESHR: Për lehtësimin e pasojave nga kriza energjetike dhe shëndetësore janë paguar 183 milion euro

by admin
Spread the love

Enti shtetëror për revizion e publikoi raportin përfundimtar të revizionit nga revizioni i kryer të Buxhetit bazë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.

“Për përgatitjen dhe sjelljen e Buxhetit të RMV-së për vitin 20221, si dhe për menaxhimin dhe kryerjen e Buxhetit bazë të RMV-së në pjesën e të ardhurave të realizuara dhe të ardhura tjera dhe shpenzime të tjera të kryera dhe derdhje të tjera lidhur me kornizën e planifikuar, shprehim konkluzion me rezervë, ndërsa për procedurat e vendosura të kontrollit të sistemeve të IT-së dhe evidencës në Llogarinë e thesarit, shprehim konkluzion pa rezervë”, qëndron në kumtesën e ESHR-së.

Gjatë revizionit, theksohet, është përfshirë edhe zbatimi i rekomandimeve të dhëna në Raportin përfundimtar të revizorit të autorizuar shtetëror për vitin 2020, me ç’rast është konfirmuar se nga tetëmbëdhjetë rekomandimet e dhëna, një rekomandim është zbatuar, dhjetë rekomandime janë në vijim të zbatimit, një rekomandim është zbatuar pjesërisht dhe gjashtë rekomandime nuk janë zbatuar.

Në funksion të zbatimit të procesit të integruar të planifikimit të Buxhetit të RMV-së për vitin 2021, MF-ja në pjesën më të madhe të aktiviteteve për përgatitjen e tij i ka zbatuar në përputhje me rregullativën ligjore. Në formularin për konstruksion financiar të projekteve kapitale shumëvjeçare përmbahet një pjesë e të dhënave.

Shpenzimet e përgjithshme dhe derdhjet tjera të Buxhetit bazë të RMV-së për vitin 2021, theksohet, janë në
vlerë prej 211.444.856 denarëve dhe janë realizuar për 5,17 për qind më shumë në krahasim me vitin paraprak. Rritje më të rëndësishme ka tek shpenzimet kapitale, të cilat në krahasim me vitin 2020 janë rritur për 50.55 për qind, ndërsa shpenzimet për transfere dhe donacione janë ulur për 7.46 për qind.

Gjatë revizionit, siç theksohet, është konfirmuar se shuma e deficitit vijues të Fondit për SPIMV për pagesën e pensioneve në vitin 2021 është 17.766.000 denarë, që paraqet 28,52 për qind nga burimet e përgjithshme të mjeteve për pagesën e pensioneve të Fondit dhe i njëjti është rritur në krahasim me vitin 2020 për 3 për qind. Në vitin 2021, Qeveria e RMV-së në bazë të vendimeve miratoi mjete në vlerë të përgjithshme na 2.158.901 denarë, të paguara nga pjesa e Ministrisë së Financave – Funksione të shtetit. Në krahasim me vitin 2020, këto pagesa shënojnë rritje për 33,61 për qind. Pjesa më e madhe e mjeteve gjegjësisht 72 për qind, janë miratuar nga Banka zhvillimore për realizimin e masave ekonomike për revitalizimin e ekonomisë në kushte të KOVID-19.

Në raportin e revizionit theksohet edhe se sistemi i evidentimit (regjistrimit dhe çregjistrimit) të detyrimeve korrente dhe shumëvjeçare nga përdoruesit buxhetorë nuk lejon të dhëna të plota për shprehjen e detyrimeve në pasqyrat financiare. Raportimi i obligimeve në sistemin elektronik për raportim dhe evidentim të obligimeve në Ministrinë e Financave, në të cilin nga gjithsej 1.382 subjekte, 1.063 subjekte kanë dorëzuar të dhëna për obligimet e papaguara dhe të papaguara në vlerë të përgjithshme prej 24.159.958 denarë, që është 35,58% për qind më shumë në krahasim me vitin 2020.

Midis çështjeve ndahen edhe jostabiliteti financiar i njësive të vetëqeverisjes lokale, si bazë për ruajtjen e likuiditetit të tyre dhe përmirësimin e gjendjes financiare, për funksionimin e pavarur të decentralizuar të komunave dhe Propozim ligjin për buxhetet dhe vendosjen e sistemit të ri të integruar të informacionit për menaxhimin financiar në MF-në, si aktivitete më të rëndësishme në kuadër të Programit për reforma të menaxhimit të financave publike.

“Në pjesën e çështjeve të tjera, konfirmuam nevojë nga aktivitetet për harmonizimin e Ligjit për buxhetin gjyqësor me Ligjin për buxhetet, në pjesën e kornizës kohore për përgatitjen e kërkesave buxhetore, pastaj për rregullimin ligjor të mënyrës së evidentimit të pasurisë shtetërore dhe shprehjes së saj në raportet financiare si dhe nevojën për riregullimin e rregullores ligjore në pjesën e aktiviteteve të DAP-it lidhur me mbikëqyrjen mbi punën e komunave në pjesën e tatimeve të pronës”, theksohet në Raportin e ESHR-së.

You may also like