Escobar: Shpresoj që njerëzit të kuptojnë se askush s’duhet të vdesë ose të lëndohet për shkak të targave

by admin
Spread the love

I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tashmë ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit në veri të Kosovës.

I pyetur nëse vërtet ka potencial për konflikt, ai është përgjigjur – “Shpresoj që jo”, përcjell Klankosova.tv.

“Shpresoj që njerëzit të kuptojnë se askush nuk duhet të vdesë ose të lëndohet për shkak të targave” Por, pavarësisht se për çfarë shpresojmë, ne jemi duke punuar në të njëjtën kohë për çështjet e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, si dhe në pjesën tjetër të rajonit. KFOR-i është prezent, EULEX-i është i pranishëm, kemi bashkëpunim shumë të ngushtë me të dyja qeveritë dhe po mundohemi t’i zgjidhim të gjitha çështjet e kontestuara, para se të krijohet një situatë që mund të eskalojë në konflikt. Dhe shpresoj se kjo nuk do të ndodhë”, shtoi ai.

Në periudhën paraprake qytetarët e veriut të Kosovës kanë qenë dëshmitarë të pranisë së shtuar të forcave speciale të Policisë së Kosovës. I pyetur nëse e kishte diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Escobar deklaroi se këtë e kishte bërë, “por shkurtimisht”.

“Forcat policore duhet të jenë prezente dhe të kujdesen për qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve”. Ne i inkurajojmë ata të gjejnë mënyra dhe të ndërtojnë besimin e nevojshëm mes forcave të policisë dhe njerëzve. Jo vetëm në veri, por në mbarë Kosovën. Në të njëjtën kohë, kjo është këshilla që ia kemi dhënë jo vetëm qeverisë së Kosovës por edhe të gjitha qeverive të rajonit”, ka theksuar ai.

“Ne kemi KFOR-in, EULEX-in, programe për trajnimin e policëve dhe gjyqtarëve… Të njëjtën gjë e ka edhe Bashkimi Evropian. Po mundohemi që të gjitha forcat policore të zonës t’i bëjmë shumë më profesionale. Ka të meta në të gjitha këto, por është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të bëjmë përparim. Dhe teksa ne ecim përpara dhe zbatojmë reformat, kjo do t’ju përgatisë gjithashtu për mbylljen e kapitullit, kur të bëheni zyrtarisht kandidatë për hyrje në Bashkimin Evropian. Ndaj do të thosha se në të gjithë rajonin ka vend për profesionalizimin e policisë”, vlerësoi zyrtari amerikan.

You may also like