Escobar: Qëllimi i vizitës me Lajçak është që Prishtina dhe Beogradi ta vazhdojnë dialogun

by admin
Spread the love

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi se SHBA-ja do të angazhohet gjithnjë e më shumë në rajon dhe se fokusi i tyre kryesor do të jetë lufta kundër korrupsionit.

Në një intervistë për të përditshmen Nova, ai theksoi se është e nevojshme të përmirësohen kushtet zgjedhore në Serbi, të përmirësohet qasja në media, por gjithashtu theksoi se në këtë duhet të marrë pjesë edhe opozita.

Eskobar tha se Shtetet e Bashkuara, së bashku me partnerët evropianë, kërkojnë nga autoritetet në Beograd që të zbatojnë reforma që do të mundësojnë hapjen e hapësirës politike, të ndalojnë sulmet nga organizatat jocivile dhe të krijojnë kushte adekuate për media të pavarura dhe opozitë.

Eskobar shprehu gjithashtu besimin e tij se Serbia është në rrugën drejt BE-së.

“Është qëndrim zyrtar i qeverisë dhe dëshirë e shprehur qartë e popullit, por edhe vendi ku ka qenë Serbia gjatë historisë dhe kulturës së saj dhe ku është tani edhe ekonomikisht. Prandaj shpresoj se Serbia do të vazhdojë rrugën e saj në Evropë”, tha Escobar.

Escobar foli edhe për vizitën që do të bëjë së shpejti në Beograd dhe Prishtinë, së bashku me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ku tha se qëllimi i kësaj vizite është që të inkurajojë të dyja palët që të vazhdojnë dialogun nën kujdesin e BE-së, në mënyrë që të kapërcehen dallimet reciproke dhe të vazhdojë rrugën drejt BE-së.

Ai shtoi se një arsye tjetër e vizitës së tij ishte përmirësimi i bashkëpunimit të SHBA-së me Serbinë dhe Kosovën.

Lexo lajme interesante

You may also like