“Escobar nuk flet dot më shumë se Blinken dhe DASH”, Baton Haxhiu del me deklaratën e fortë: Ky është mesazhi që i dha Bashës

by admin
Spread the love

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka komentuar vizitën e të dërguari të SHBA, Gabriel Escobar në Tiranë. Ai tha gjatë një interviste televizive se, Escobar dha sot tre mesazhe për politikanët tanë. Sipas tij, i dërguari i SHBA ka sjellë edhe një mesazh për PD në veçanti, duke thënë se Amerika do në krye të saj Lulzim Bashën. Madje, ai shkon më tej duke thënë se ai që sulmon Bashën dhe punon për largimin e tij do të shpallet ‘non-grata’ nga Amerika.

“Kishte tre mesazhe ndonëse pritshmëria ishte më e lartë sepse priteshin hapa konkret. Nuk ndodhi ajo çfarë u reklamua me të madhe, as arrestimi i Berishës. Vizita pati tre synime: Te jepej një mesazh i qartë që Partinë Demokratike, amerikanët do ja lënë Bashës. Luftës për çmontimin e Berishës do i shkohet deri në fund. Kush mbështet Berishën do të futet në listë “non -grata” qofshin politikanë apo biznese. Është një lloj vazhdimësie e administratës së Blinken në raport me vendimit e marra më përpara”, u shpreh ai.

Sipas Spahiut, nëse Berisha do provojë të largojë me forcë Bashan nga drejtimi i PD-së, atëherë do të reagojë Amerika dhe do të godasë mbështetësit e ish-kryeministrit. “Hapi i ardhshëm i amerikanëve do të jetë në raport me rezistencën që do të bëjë Berisha. Nëse ai do të krijojë një parti të re, do të ketë një lloj neutralizimi. Nëse do synohet marrja me forcë e goditës së PD dhe largimi me dhunë i Bashës, amerikanët kanë përgatitur plani B për të goditur mbështetësit e Berishës dhe vetë atë”, u shpreh Spahiu. Më tej ai theksoi se amerikanët i kanë dhënë Bashës garanci që logoja dhe çelësat e partisë t’i mbeten atij.

You may also like