Escobar: Mbështesim drejtësinë për viktimat e luftërave të shpërbërjes së Jugosllavisë (VIDEO)

by admin
Spread the love

I dërguari special amerikan për dialogun dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se mbështesin drejtësinë për viktimat e luftërave gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.

Escobar këtë e tha kur u pyet nga Klankosova.tv, gjatë konferencës virtuale me gazetarë, mbi veprimet e Dhomave të Specializuara karshi ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

‘’Epo, shikoni, nuk do të komentoj për punën e Gjykatës Speciale. Ne e mbështesim Gjykatën Speciale. Ne mbështesim drejtësinë për viktimat e luftërave të shpërbërjes së Jugosllavisë. Por unë do të shtyja gjykatën për pyetje specifike rreth të pandehurve dhe aktakuzave të veçanta’’.

‘’Por, siç është thënë, gjykata ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme në sjelljen para drejtësisë shumë prej njerëzve që kryen krime lufte rreth ish-Jugosllavisë në vitet ’90 dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim këtë’’.

You may also like