Escobar: Jam shumë optimist, pres rezultat pozitiv në Ohër

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi se pret takime shumë produktive në Ohër bashkë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, dhe se shpreson që pas të shtunës do të kemi lajme të mira nga ai takim.

Këtë deklaratë ai e tha gjatë konferencës për media pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ne kemi për qëllim që të mbështesim plotësisht çdo rezultat që sjell paqen më afër rajonit dhe intensifikon mundësitë për Kosovën, Serbinë dhe pjesën tjetër të rajonit që të bëhen anëtare të plotë të komunitetit euroatlantik dhe mendojmë se ky propozim evropian, i lehtësuar përmes dialogut të BE-së ofron një mundësi të jashtëzakonshme për paqe të qëndrueshme mes dy vendeve të rëndësishme të rajonit, dhe si mbështetësi më i madh i Kosovës në botë, ne kemi për qëllim që kjo të funksionojë për Kosovën, dhe jo vetëm për Kosovën po edhe për tërë rajonin që të çbllokohen disa prej atyre burimeve që Ballkani ia siguron vetes por edhe gjithë Evropës”.

“Prandaj pres rezultat pozitiv në Ohër. Jam shumë optimist për mundësitë për një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë dhe shpresoj që pas të shtunës do të kemi lajme të mira”, deklaroi amerikani Escobar.

Pas Osmanit, Escobar do të takohet edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

You may also like