Escobar i shkon në zyre ambasadorit të ri të Kosovës në Amerikë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar i ka shkuar dje në zyre ambasadorit të ri të Kosovës në SHBA, Ilir Dugollit.

Këtë e ka bërë të ditur ky i fundit me anë të një postimi në Twitter.

Ai ka thënë se në këtë takim janë diskutuar disa çështje.

“Kënaqësi ta takoj zëvendës ndihmës sekretarin Gabriel Escobar për një takim të frytshëm mbi një sërë çështjesh dhe për të rikonfirmuar objektivin tonë të përbashkët për të thelluar edhe më tepër marrëdhënien Kosovë-ShBA”, ka shkruar Dugolli në Tëitter.

Ndryshe, Dugolli është ambasador i ri i Kosovës në SHBA,  duke pasuar në këtë pozitë ish-ambasadoren Vlora Çitaku.

You may also like