Escobar i jep ‘shuplakën’ e fortë Sali Berishën, ka një paralajmërim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar ka dënuar dhunën e fundjavës në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe tha se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, e cila do të transmetohet pasditen e sotme Escobar foli gjithashtu edhe për rolin që do të luajë Uashingtoni në bisedimet Kosovë-Serbi, si edhe për shpresat për integrimin evropian të rajonit.

Reagimi i Escobar:

“Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit, në një përpjekje për të marrë një parti politike. Ne e dënojmë këtë. Jo çdokush që pretendon se është anëtar i PD-së është një partner i rëndësishëm i joni tani. Ne do të jemi shumë të angazhuar në rajon, edhe për çështjet ekonomike”, thotë mes të tjerave Escobar.

You may also like