Escobar e Lajçak, takim me Vuçiçin – Shqip

by admin
Spread the love

I dërguari i SHBA Escobar dhe Përfaqësuesi Special i BE-së Lajçak theksuan mbështetjen e tyre për vazhdimin e një dialogu konstruktiv midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Nga Prishtina, dyshja Escobar – Lajçak fluturoi në Beograd, ku u takua me presidentin Vuçiç.

Në takime të ndara, Vuçiç diskutoi për hapat e ardhshëm në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa në takimin trepalësh të tre zyrtarët diskutuan tema kyçe të rëndësishme për të ardhmen dhe stabilitetin e qëndrueshëm të rajonit, si dhe përparimin ekonomik në Ballkanin perëndimor, siç raportojnë mediat serbe.

Vuçiç falënderoi Escobarin dhe Lajçakun për angazhimin e tyre personal për të vazhduar dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar se Serbia respekton përpjekjet e tyre për stabilizimin e rajonit dhe se të dy zyrtarët japin një kontribut të madh me qasjen e tyre pragmatike dhe angazhimin për të siguruar një atmosferë neutraliteti në proces.

I dërguari i SHBA-së Escobar dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Lajçak, theksuan mbështetjen e tyre për vazhdimin e dialogut konstruktiv ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë që të dyja palët të përmbushin të gjitha detyrimet.

Lajçak theksoi se BE dhe SHBA punojnë ngushtë së bashku dhe ndajnë të njëjtin vizion për sa i përket procesit të dialogut, si dhe për të ardhmen e të gjithë rajonit në Bashkimin Evropian, duke shtuar se përpjekjet e tyre kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani. /tesheshi.com/

 

 

You may also like