Erzeni rikthehet te fitorja/ Shijakasit mundën Egnatian, Kukësi fiton ndaj Bylisit, Kastrioti ndal Teutën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Erzeni rikthehet te fitorja pas pesë ndeshjesh, duke mundur me rezultatin 2-1 Egnatian. Skuadra shijakase triumfoi ndaj të besuarve të Edlir Tetovës, që humbën mundësinë për të barazuar Tiranën dhe Partizanin në vendin e parë.

Sistemi VAR ishte protagonist në disa episode. Në të 27-ën, Zejnullait ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Ademit, por nëse kryesori vijoi lojën fillimisht, pas rishikimit të pamjeve, vendosi të akordonte penallti për vendasit, që u kthye në gol nga Kahrimanoviç. Momenti i Erzenit, që vetëm pas 5 minutash shënoi dhe golin e dytë. Alan ekzekutoi një goditje dënimi, por Sherri nuk e largoi siç duhet topin, duke i dhënë mundësinë Nonatos që të dyfishonte rezultatin.

Megjithatë, pa u mbyllur pjesa e parë, Duamena arriti që të ngushtonte diferencën e golave, duke kthyer në gol një harkim nga këndi. Pjesa e dytë ishte më e ekuilibruar, por Erzeni arriti që të shënonte përsëri me Nonaton, por këtë herë VAR sinjalizoi një pozicion të parregullt, duke lënë në fuqi rezultatin 2-1, që nuk ndryshoi deri në fund.

Pas këtij suksesi, Erzeni shkon në kuotën e 36 pikëve, duke u pozicionuar menjëherë pas Egnatias që ka një pikë më tepër. Në të njëjtën kuotë me shijakasit janë dhe shkodranët që kanë një ndeshje më pak. Më herët ditën e premte javë luajtur dy ndeshjet e para të javës së 25-të të Abissnet Superiores. Skuadra verilindore e Kukësit ka fituar 2-0 ndaj Bylisit të Ballshit në ‘Kukës Arena’, duke u pozicionuar në vendin e pestë, me 34 pikët e grumbulluara. Atdhe Rashiti zhbllokoi sfidën në minutën e 66-të, pasi devijoi drejt rrjetës një goditje të Ndrecës, ndërsa rezultatin dhe fitoren 2-0 e vulosu kapiteni Gjelbrim Taipi në minutën e 80-të.

Sakaq, në stadiumin e Kamzës, Kastrioti i Krujës, edhe pse 10 lojtarë, ka barazuar 0-0 ndaj Teutës. Komplimentet i takojnë Kastriotit, i cili edhe pse ishte me dhjetë lojtarë në fushë, pas daljes jashtë të kapitenit Abaz Karakaçi me dy kartona të verdhë, arriti të frenojë skuadrën durrsake të Teutës dhe në fund të nënshkruajë një barazim 0-0.


Top Channel

You may also like