Ervin Salianji siguron Bashën nga Korça: 100% e anëtarëve të kryesisë së këtij qarku, përkrahin Kuvendin e 18 dhjetorit

by admin
Spread the love

Në një kohë kur vetë demokratët janë të ndarë dhe të paqartë përballë dy Kuvendeve të PD, ai i 11 dhjetorit të thirrur nga Berisha dhe ai i 18 dhjetorit të thirrur nga Basha, në mbështetje të kryedemokratit duket se do të jenë anëtarët e kryesisë së Korçës.

Deputeti Ervin Salianji, siguroi Bashën nga Korça se 100 % e anëtareve të Këshillit Kombëtar të zgjedhur dhe 83% e kryesive të degëve mbështesin Kuvendin e 18 Dhjetorit.

100% e anëtarëve të kryesisë së Korçës janë në mbështetje të Kuvendit të 18 Dhjetorit. Edhe për degën e Maliqit është e njëjta situatë dhe çdo pretendim tjetër i rremë është diskredituar. Ju i shikoni njerëzit kur hyjnë dhe dalin. Përpjekja përbashkuese që po bën PD po gjen mbështetje për të mos lejuar që interesi personal të prevalojë.

PD nuk del dot kundër SHBA-ve sepse partneriteti me ta është i domosdoshëm. Kuvendet nuk janë si dasmat që gjithsecili fton këdo, ka procedurë të caktuar. Kuvendet përcaktohen sipas një procedure të caktuar në zbatim të statutit. Kuvend ka vetëm në datën 18, mitingje kanë të gjitha partitë e tjera politike. Patën një mundësi për depozitimin e firmave nuk u bë dhe kryesia vendosi datën 18. Është e jashtëzakonshme mbështetja e strukturave drejtuese. Diskutimet vetëm mirë i bëjnë PD-së. Kur ka imponim me dhunë, partitë politike nuk kanë pronar”, shprehet Salianji.

Gjatë mbledhjes së djeshme të kryesisë së PD në Korçë, Salianji tha se nga ky Kuvend demokratët do të dalin më të bashkuar dhe do të fokusohen në qëllimin e vetëm të përbashkët që është Edi Rama.

Çdo të ndodh me demokratë që do të mbështesin Kuvendin e 11 dhjetorit, të cilët Basha i paralajmëroi se nëse shkelin statutin rrezikojnë përjashtimin? Për Salianjin partia nuk përjashton asnjë dhe anëtarët do të vijojnë të mbeten në PD.

L*ufta është veç ndaj Ramës. Ndaj vjedhjes së qeverisë. Do të ndodhin të gjitha lëvizjet e duhura. Ne jemi në terren, prandaj partia ka diskutime dhe ne nuk mund të tregojmë se kush mbush sallat. Kjo është një përpjekje që me të gjithë që janë të dëshpëruar nga vjedhja e zgjedhjeve të çojmë në një analizë serioze. Analiza duhet të zhvillohet për të nxjerrë edhe përgjegjësit duke nisur nga deputetët. Çfarë ndodh me ata anëtarë të kryesisë që do të jenë në 11 do përjashtohen? Nuk ndalohen ëndrrat. Anëtarët do vazhdojnë të jenë brenda PD. PD nuk përjashton asnjë”, tha  Salianji.

Ndërsa vetë Lulzim Basha e ka konsideruar 11 dhjetorin festën e themelimit të PD. Teksa ka shprehur edhe një herë keqardhjen për situatën në të cilën e ka futur PD-në ish-kryetari Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet në “Pa Protokoll” se këta dy muaj Berisha ka dy interesa: të përdorë PD-në për t’u mbrojtur nga vendimi “non grata” i SHBA-së dhe, në funksion të kësaj, të përçajë PD-në duke shkelur kështu zotimin që ka dhënë se nuk do ta përdorte PD-në dhe grupin parlamentar të PD-së në betejën që ka me SHBA-në.

“Është dita e themelimit të PD-së, në të cilën PD-ja do të organizojë si përherë, ditën e saj për të bashkuar“, shprehet Basha për Report Tv.

You may also like