Ervin Salianji në Kuvend: Ardi Veliut jepini një abetare

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i PD Ervin Salianji ka ironizuar në përgjgjen e tij ndaj minstrit të Brendshëm Bledi Çuçi në Kuvend, në lidhje me shifrat e dhëna për situatën e kriminalitetit në vend.

“Me këto shifrat po na e kaloni në matematikë. Se deri tani ka mbajtur dikush këtëj rekord. Për ju nuk kam dëgjaur të ketë akuza si ka pasur për paraardhësit por që ju flisni njësoj si gjithë paraardhësit tuaj, ja në cdo rast cdo ministër këtë ka thënë që në Shqipëri është situata më e mirë e rendit”.

Salianji duke iu referuar deklaratës së ministrit të Brendshëm që tha se vetingu në polici “ishte domosdoshmëri” dhe se “ta quash të dështuar është e parakohshme”, iu përgjigj duke bërë ironi dhe me emërimin e Ardi Veliut drejtori i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Si nuk ka dështuar procesi i vetingut? Kaluat 50 punonjës nga 11 mijë e kusur cfarë dështimi do më shumë?

Imagjino që thoni do sjellim një projekt ligj që vetingun e policisë do e bëjë Ard Veliu i pashkollë. Atij jepini abetare. Në një letër dorëheqje të ka bërë 50 gabime gramatikore.

Ju e merrni nga zv ministër njeri politik e coni të bëjë kontrollin e drejtuesve të policisë dhe policëve të thjeshtë.

Cfarë kontrolli do bëni ju? Ju doni të bëni kontroll tjetër se ju erdhën zgjedhjet që ti përdorni këta për grupet kriminale që nuk i kapni dot”, tha Salianji.

You may also like