Eroll Salihu takohet me Gramoz Vokrrin e përjashtuar nga puna në FFK

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Federatës të Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, sot është takuar me Gramoz Vokrrin në një nga kafeteritë e Prishtinës, raporton ekskluzivisht gazeta online “Insporti”.

Salihu përveç Gramoz Vokrrit, ka takuar edhe Shaip Mujën dhe Fatmir Namani, që ishin të ulur së bashku në një tavolinë.

Fatmir Namani është ish futbollist dhe tani është pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërsa Naim Muja mban pozitën e Kryetarit të Federatës të Mundjes si dhe zyrtar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ky takim është zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Gramoz Vokrri që nga largimi i tij nga FFK ka qenë një ndër kundërshtarët më të zëshëm së Agim Ademit.

Gramoz Vokrri tre vite më parë është përjashtuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, pas ardhjes së Agim Ademi.

Vokrri e Salihu duket se ende kanë raporte të afërta, kjo edhe për shkak të miqësisë që Salihu ka pasur me të ndjerin Fadil Vokrrin, që është babai i Gramozit.

Gazeta Online “Insporti” sot ka publikuar raportin “Top Konfidencial” i shkruar nga Eroll Salihu rreth skandaleve dhe problemeve brenda FFK-së.

Në raport Salihu ka shfaqur në detaje problemet e FFK-së që nga ardhja e Agim Ademit.

Ky raport është shkruar pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv dhe Agim Ademit, për ta shkarkuar Eroll Salihun nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm.

Salihu tani mban pozitën e këshilltarit ligjor në FFK. /Insporti.com/

You may also like