Erion Veliaj shfaqet në krah të Luiza Gegës: Tirana me një pistë olimpike atletike, fjala e dhënë mbahet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Luiza Gega, vajza e talentuar që na bën krenarë në të gjitha garat ndërkombëtare, një vit më parë mori premtimin publik nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, se pista e atletikës që aq shumë i mungonte Tiranës, do të ishte gati në vitin 2021, ku fjala e dhënë, është sot fjalë e mbajtur.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka publikuar në rrjete sociale pamjet nga punimet për pistën e re olimpike të atletikës, e cila do të plotësojë të gjithë standardet e kërkuara nga Federata.

Vjet i premtuam kampiones sonë Luiza Gega dhe të rinjve të atletikës që Tirana do kishte pistën olimpike atletike në natyrë më të bukur në Ballkan, në mes të parkut e ajrit të pastër. Nuk do na zërë fundi i vitit pa e mbajtur premtimin”, shkruan Veliaj.

Më herët, Parkut të Madh te Liqeni iu shtua edhe pista e kërcimit për së gjati sipas standardeve botërore. Vitet e fundit Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë sportit.

Rreth 80 terrene të reja sportive e kënde lojërash janë ndërtuar 6 vitet e fundit në çdo zonë të Tiranës, për të nxitur fëmijët dhe të rinjtë drejt aktivitetit fizik, për argëtim, socializim, por edhe një jetë të shëndetshme.

You may also like