Erion Braçe u bën reklamë gjelave të Lushnjes dhe Divjakës: Nxitoni dhe merrini që tani, mos i lini tregtarët e qyteteve të mëdha t’ju grabisin në javën e fundit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti socialist Erion Braçe, është gjithmonë i gatshëm që t’i bëjë reklamë prodhimeve bujqësore dhe jo vetëm të Lushnjes dhe Divjakës, pasi në këto zona ka marrë edhe mandatin e deputetit.

Këtë herë, në prag të festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Braçe ka këshilluar qytetarët që të nxitojnë dhe ta blejnë gjelin në Divjakë dhe Lushnje, pasi e gjejnë më lirë.

Ai thotë se për shumë arsye, këtë vit ka më pak gjela, ndaj duke e marrë tani, nuk do t’i lejojnë tregtarët e qyteteve të mëdha me çmimet dhe t’ua shesin më shtrenjtë.

Postimi i Braҫes:

Miremengjes dhe NXITONI!
Merre GJELIN e darkes tende qe tani, heret, me heret! Per shkak te njemije e nje arsyeve, edhe gjelat jane me pak kete vit; Me aq sa kam pare une ne Lushnje e Divjake, tufat pesuan deme gjate vapes se madhe. Ndaj blije tani, madje edhe per nje arsye qe tashme ti e di;

TREGETARET E QYTETEVE TE MEDHA, KANE DEGJUAR PER INFLACIONIN DHE, JANE GATI TU GRABISIN JAVEN E FUNDIT! Ndaj, shko ne Lushnje e Divjake e blije gjelin me lire tani”, shkruan Braçe.

You may also like