Erion Braçe nuk i reziston dot furtunës “Big Brother”: O shyqyr, shyqyr, flini gjumë tani se u meruat, keni 48 orë pa gjumë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trekëndëshi i dashurisë Bora-Donald-Beatrix, është kthyer në ngjarjen më të bujshme në Shqipëri, pas telenovelës që ka shpërthyer në “Big Brother Vip”.

Ditën e djeshme, Bora Zemani, regoi për herë të parë, duke kërkuar që njerëzit të qetësohen dhe të mos e akuzojnë Donaldin për zgjedhjen që ka bërë, pra për të vijuar një lidhje me Beatrix Ramosaj.

Dramës në këtë show televiziv, nuk i ka rezistuar as deputeti Erion Braçe, që ka bërë një koment në instragram.

Ai ka postuar deklaratën e Bora Zemanit dhe u bën thirrje shqiptarëve, që tani të flenë të qetë.

O shyqyr, shyqyr, flini gjumë tani se u meruat, keni 48 orë pa gjumë”,- shkruan Braçe krah postimit.

You may also like