Erion Braçe bëri deklarata të forta, a ka përçarje në Partinë Socialiste? Reagon Taulant Balla

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se nuk ka përçarje brenda kësaj force politike. Në një deklaratë për mediat, pyetur nga gazetarët në lidhje me përplasjet me deputetin socialist, Erion Braçe për një amendament për bujqësinë, Balla u përgjigj se duhet informuar më mirë për këtë çështje.

“E para, t’i ndajmë se duhet të informoheni më mirë, nuk ka bujk dhe tregtar amendament të rrëzuar. Ta sqaroj sepse jam shumë i kujdesshëm, e kemi diskutuar në mbledhjen e grupit, do ta diskutojmë edhe sot. Çështja që lidhet me paketën fiskale, ka pasur një amendament për një çështje që unë mendoj që është e drejtë. Mund të shihet në kuadrin e një pakete më të gjerë, e vërteta është që blegtoria shqiptare ka nevojë për shumë mbështetje.

Ajo që dua të bëj me dije, është që ka një propozim tjetër për një marrëdhënie tregtare mes grumbulluesve dhe fermerëve dhe kjo është një çështje që është duke u diskutuar në komisione dhe mendoj që komisionet duhet ta përmbyllim dhe të shkojmë në seancë plenare. Pastaj, vetëm pas dikutimit dhe me mbledhjen e grupit, mund të them edhe qëndrimin e grupit për këtë çështje”, theksoi ai.

You may also like