Eriksen ka vendosur, do të rikthehet në Premier Ligë

by admin
Spread the love

Pas dy viteve të kaluara në elitën e futbollit italian Serie A te Inter, Christian Eriksen ka vendosur të largohet.

Mesfushori danez u largua nga Neroazzurët pas problemeve që kishte në zemër në verën e vitit 2021.

Rregullat në Serie A nuk e lejojnë të luajnë një futbollist që ka probleme në zemër dhe nga kjo Eriksen u penalizua duke vendosur të shkëpusë kontratën me Interin me marrëveshje të dyanshme.

Megjithatë Eriksen është mirë me shëndet dhe dëshiron që të vazhdojë karrierën edhe për disa vite, ku ofertat për të nuk kanë munguar.

Danezi po stërvitet rregullisht derisa gjatë kësaj jave pritet të zyrtarizohet tek skuadra e re.

Mediumi anglez The Times ka raportuar se e ardhmja e danezit pritet të jetë sërish në Ligën Premier, ku kishte kaluar shtatë vite te Tottenham Hotspur.

Megjithatë ky medium nuk ka bërë publik emrin e skuadrës vetëm ka bërë me dije se e ardhmja e Eriksen do të jetë sërish në Angli, pasi danezi raportohet se ka gjetur tanimë marrëveshjen me një skuadër.

Interesim për 29-vjeçarin kishin shprehur skuadrat holandeze, daneze, belge e Bayern Munich në Gjermani.

You may also like