Ergys Mërtiri jep arsyet pse PD arriti deri në këtë pikë: Në të dyja rastet Berisha është për të ardhur keq

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti i njohur, Ergys Mërtiri ka në një reagimin të shkurtër ka analizuar lëvizjet e tanishme të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Postimi i plotë:

“Duke pare sesa qesharak është bere Berisha me akuzat, shpifjet dhe rrenat e përditshme, një pyetje nuk mund te shmanget: Perse detyrohet burri te shpife e mashtroje ne këtë moshe?

Është e kuptueshme qe kjo te ndodhe me dike ne fillim apo ne mes te karrierës, me dike qe është ne post e nuk pranon ta humbe, por çfarë e detyron Berishën te pranoje te bjere deri ne ketë nivel ne moshën qe ka, pasi i ka kaluar te gjitha postet e larta te këtij vendi?

Dy shpjegime ka kjo: Ose ai ka diçka te madhe për te humbur, ose i druhet një kërcënimi te madh.

Nëse është e para, kjo do te thotë se Berisha ka qene bashkëkryetar i PD-se dhe jo një opozitar anti-konformist i dorëhequr nga drejtimi, siç thotë ai.

Pra ai po humb bashkë-kryesinë dhe prandaj po reagon ne këtë mënyrë.

Kjo do te thotë se ne 8 vjet është luajtur një teatër i madh ku Berisha është kontrabanduar në lidership, duke imponuar interesat e veta dhe duke penguar kryetarin ne detyre te krijoje aksionin e vet.

Atëherë ai është fajtori me i madh për gjendjen e opozitës.

Nëse është e dyta, do te thotë se pas non gratas ekziston kërcënimi i burgut me një dosje amerikane qe mund ti kaloje SPAK-ut.

Për këtë arsye ai po kërkon te mbaje peng PD-ne për ta përdorur si helmete për kokën e tij.

Ne te dyja rastet z. Berisha është për te ardhur keq.”, ka shkruar ai.

You may also like