Erdon Daci shënon sërish, Vesterlo sheh me sy ka Superliga belge

by admin
Spread the love

Erdon Daci vazhdon të shkëlqejë në futbollin belg, duke shënuar edhe golin e tij të tretë rradhazi në ndeshjen e tij të tretë si titullarë dhe gjithsej të 6-tën me fanellën e Vesterlos, njofton “infOSport.mk”.

Daci shënoi në ndeshjen e javës së 9-të kundër RE Virton, ndaj së cilës skuadër Vesterlo shënoi fitore 2:0.

Vaesen shënoi golin e epërsisë në minutën e 14-të, ndërsa Daci shënoi në të 66-tën për 2:0. Kujtojmë 23-vjeçari Daci kishte shënuar edhe në ndeshjet paraprake kundër RËDM dhe Lommel.

Pas 9 xhirove të zhvilluara në Ligën e Parë belge, Vesterlo me 23 pikë kryeson bindshëm renditjen tabelare, duke lënë pas vetes ekipin e Beveren dhe Lommel që kanë nga 13 pikë. (infOSport.mk)

You may also like