Erdogan: Turqia mund të shqyrtojë anëtarësimin e Finlandës në NATO para Suedisë

by admin
Spread the love

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë vitin e kaluar dhe kanë nevojë për mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare të aleancës ushtarake. Turqia dhe Hungaria ende nuk e kanë ratifikuar kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.

Turqia thotë se Suedia strehon militantë kurdë të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), të cilët kanë marrë pjesë në kryengritjen e armatosur kundër shtetit turk më 1984. PKK është një parti e paligjshme në vend.

“Ne kërkuam nga Suedia ekstradimin e 120 terroristëve nga vendi i tyre. Nëse ata nuk ekstradohen, atëherë na vjen keq për këtë”, tha Presidenti turk duke iu referuara marrëveshjes së vitit të kaluar me Suedinë dhe Finlandën për anëtarësimin e tyre në NATO.

Turqia pezulloi bisedimet e anëtarësimit në NATO me Suedinë dhe Finlandën javën e kaluar pas një proteste në Stokholm gjatë së cilës një politikan i ekstremit të djathë, dogji një kopje të Kuranit.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se vendi i tij dëshiron të rikthehet në dialogun me Turqinë, por ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusuglu tha të enjten se rifillimi i bisedimeve ishte i pakuptimtë.

Zoti Cavusuglu gjithashtu tha se nuk kishte asnjë “ofertë për të shqyrtuar anëtarësimin e ndarë të Suedisë dhe Finlandës në NATO.”/ VOA

You may also like