Erdogan tregon çmimin marramendës që kanë kushtuar 522 banesat për shqiptarët: Vëllai të qëndron afër kur ke nevojë

by admin
Spread the love

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zbuluar se 522 banesat e reja në Laç, të ndërtuara si dhuratë nga qeveria turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 kanë kushtuar afro 42 milionë euro.

“Para 13 muajsh në këtë vend ku jemi sot bëmë ceremoninë e hedhjes së themeleve të banesave, sot po i dorëzojmë këto banesa të cilat janë 522 njësi banimi që kanë kushtuar 42 milionë euro. Që në këto momente dua tu uroj të gjithë përfituesve t’i gëzoni këto shtëpi”, tha Erdogan.

Deklarata e Erdogan:

“Sapo morëm lajmin e hidhur për tërmetin menjëherë u vumë në lëvizje për të ndarë dhimbjen e njerëzve të zonës që ishin prekur nga tërmeti e për të shëruar sadopak plagët e tyre.

Ne si shtet duke u mobilizuar më gjithë mundësitë tona ju erdhëm në ndihmë.

E njëjtë sic e theksoi dhe miku im zoti Edi Rama në fjalën e tij, vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë dhe jo kur thirret.

Pas tërmetit ne kemi dërguar në Shqipëri të gjitha pajisjet e nevojshme të ndihmës së shpejtë dhe ekipet teknike.

Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me mikun tim, kryeministrin Rama ndoqëm nga afër të gjitha punimet që sapo kishin filluar.

Personalisht jam aktivizuar dhe morëm bashkë iniciativa që përgjatë këtij procesi të tërmetit t’i vinim në ndihmë Shqiërisë nisëm kontaktet me komunitetin ndërkombëtar.

Fakti që Turqia ishte një ndër shteteve të para që i erdhi në ndihmë Shqipërisë është shenjë e qartë e këtij solidaritti të fortë mes nesh.

Për të lehtësuar sadopak dhimbjen e barrën e familjeve të prekura nga tërmeti morëm vendim me kryeministrin Rama duke firmosur e memorandum që shtëpitë banesat e aparatamentet e rrënuara gjatë tërmetit të ribëheshin të rindërtoheshin nga zero.

Në muajin Korrik 2020 sapo nënshkruam memorandumin nisëm ndërtimin e kanterit dhe pse kishte shpërthyer koronavirusi.

Para 13 muajsh në këtë vend ku jemi sot bëmë ceremoninë e hedhjes së themeleve të banesave, sot po i dorëzojmë këto banesa të cilat janë 522 njësi banimi që kanë kushtuar 42 milionë euro. Që në këto momente dua tu uroj të gjithë përfituesve t’i gëzoni këto shtëpi.“-shprehet Erdogan.

You may also like