Erdogan tërheq lëvizjen e dëshiruar nga Evropa – Shqip

by admin
Spread the love

Republika e Turqisë vazhdon të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke përfshirë Krimenë, tha presidenti i Turqisë, Recep Tajjip Erdogan, pas takimit me presidentin ukrainas Vladimir Zelensky në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdogan ndodhet në një vizitë zyrtare në Kiev, ku u takua me presidentin ukrainas Zelensky.

“Dëshiroj të ritheksoj se ne vazhdojmë të mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke përfshirë Krimenë”, tha Erdogan në një konferencë shtypi pas një takimi në Pallatin Marinskiy.

Ai theksoi se në takim është biseduar për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.

“Ne diskutuam hapat që mund të ndërmerren për të rritur vëllimin e tregtisë në 10 miliardë dollarë,” shtoi ai.

Ai theksoi se zyrtarët e dy vendeve nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në shumë fusha, nga arsimi deri te ekonomia dhe teknologjia.

“Takimet e sotme me Ukrainën dhe marrëveshjet që nënshkruam janë një tregues i vullnetit për të ngritur partneritetin tonë strategjik në një nivel edhe më të lartë”, tha presidenti turk.

Ai gjithashtu theksoi se kishte diskutuar për krizën mes Rusisë dhe Ukrainës me Presidentin Zelensky.

Erdogan përsëriti gatishmërinë e Turqisë për të pritur një takim të udhëheqësve ose delegacioneve teknike nga Rusia dhe Ukraina.

“Turqia është e gatshme të bëjë pjesën e saj për t’i dhënë fund krizës midis dy vendeve mike në rajonin e Detit të Zi”, tha Erdogan.

Gjatë vizitës së tij në Kiev, Erdogan mori pjesë në takimin e dhjetë të Këshillit Strategjik Turqi-Ukrainë. Në takim u diskutua për marrëdhëniet midis Turqisë dhe Ukrainës në nivel të partneritetit strategjik, si dhe u diskutuan mundësitë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve. /tesheshi.com/

 

 

Lexo lajme interesante

You may also like