Erdogan shpall “non grata” 10 ambasadorë perëndimorë

by admin
Spread the love

Presidenti turk, Tayyip Erdogan, urdhëroi Ministrinë e Jashtme turke të shpallë “non grata” 10 ambasadorë të vendeve perëndimore që bënë thirrje për lirimin nga burgu të filantropit Osman Kavala.

Kavala qëndron pas hekurave prej 4 vitesh, me akuzën e financimit të protestave kombëtare në Turqi në vitin 2013, por edhe për përfshirjen e tij në grushtin e dështuar të shtetit në vitin 2016. Ai i mohon të gjitha akuzat.

Në një deklaratë të përbashkët, bërë më 18 tetor, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës dhe Zelandës së Re, bënë thirrje për një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes së Kavalas, si dhe kërkuan “lirimin urgjent” të tij. Të gjithë u thërritën nga ministri i Jashtëm turk, i cili e quajti të papërgjegjshme këtë deklaratë.

 

This post was published on 2021-10-23 6:28 pm

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

You may also like