Erdogan paralajmëron ndëshkime të ashpra

by admin
Spread the love

Nisur nga pasojat shkatërruese të tërmeteve në Turqi, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Erdogan, i cili e përshkroi tërmetin si “një nga katastrofat më të mëdha në historinë tonë”, pranoi gjithashtu “gabimet e bëra” nga qeveria turke “në menaxhimin e fatkeqësisë”.

“Është një fakt që ne nuk kemi qenë në gjendje të përgjigjemi aq shpejt saç duhej”, pranoi ai në një nga kampet e ngritura për të mbijetuarit.

Nga ana tjetër, Erdogan u zotua se të gjitha shtëpitë dhe ndërtesat e shembura si pasojë e tërmeteve me magnitudë 7,8 dhe 7,6 do të rindërtohen brenda një viti dhe vetë shteti turk do të marrë përsipër pagesën e qirave të njerëzve të prekur nga tërmetet.

Ai bëri të ditur gjithashtu se do të veprojë ashpër ndaj të gjithë atyre “injorantëve” që kanë përfituar nga kjo fatkeqësi për të grabitur dyqanet dhe tregjet në zonat e prekura: “Kur të kapen ata që i bëjnë këto abuzime, do të merren masat e duhura”.

You may also like