Erdogan njofton zgjatjen e marrëveshjes së grurit mes Ukrainës dhe Rusisë (fotot)

by admin
Spread the love

Turqia njoftoi sot zgjatjen e marrëveshjes që lejon eksportimin e grurit të Ukrainës mgjithë luftën me Rusinë, por pa thënë nëse marrëveshja ishte zgjatur me 60 apo 120 ditë.

Rusia tha se kishte pranuar një zgjatje prej 60-ditë të akordit për daljen e anijeve të grurit, ndërsa ministri ukrainas i infrastrukturës tha se marrëveshja ishte zgjatur për 120 ditë.

As Turqia dhe as Kombet e Bashkuara nuk specifikuan kohëzgjatjen.

“Pas bisedimeve mes dy palëve është arritur zgjatja e marrëveshjes që skadonte më 19 mars”, tha sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në komentet e transmetuara në televizionin turk.

“Kjo është një marrëveshje e rëndësishme për qarkullimin global të ushqimit dhe falënderoj Rusinë e Ukrainën për përpjekjet e tyre, si dhe sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara”, shtoi ai.

Pas nisjes së sulmit rus ndaj Ukrainës në shkurt 2022 portet e Detit të Zi u bllokuan dhe një marrëveshje e parë për eksportimin e drithërave të Ukrainës u nënshkrua në korrik 2022.

“Marrëveshja e Iniciativës së grurit është zgjatur për 120 ditë”, tha sot ministri ukrainas i infrastrukturës Oleksandr Kubrakov në një njoftim ku falënderonte Antonio Guterres, presidentin Erdogan, ministrin turk të mbrojtjes Hulusi Akar dhe “të gjithë partnerët”.

Ndërsa zëdhënësja e jashtme ruse Maria Zakharova tha në deklaratë: “Po shikojmë raportime se marrëveshja e grurit është zgjatur me 120 ditë. Ne e përsërisim se pala ruse ka njoftuar pjesëmarrësit se ripërtëritja e marrëveshjes është 60 ditë”.