Erdogan cakton vizitën zyrtare në Shqipëri në datën që ka vdekur Skenderbeu!

by admin
Spread the love

Siç u paratha nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla pak ditë më parë, presidenti Erdogan do vizitojë Shqipërinë në kuadër të banesave të reja post-tërmetore të financuara nga Turqia.

Tashmë banesat po u jepen të pastrehëve të tërmetit dhe lideri turk ka shprehur dëshirën për të qenë prezent në një ceremoni dhënie çelësash.

Kjo do të ndodhë më 17 janar, një datë të cilën një media e afërt me lëvizjen Gylen në Shqipëri e sheh me sy konspirativ. Sipas saj, kjo datë përkon me ikjen nga kjo botë të heroit tonë kombëtar, Skënderbeut.

Data 17 janar e vizitës së Erdoganit në Shqipëri është caktuar javë më parë, por nuk u bë publike.

Një vit më parë do qe Rama në Ankara, në një vizitë të shoqëruar nga niveli më i lartë protokollar, duke u pritur në mënyrë pompoze.

Ditë më parë, Erdogan priti në Presidencën turke kryeparlamentaren shqiptare, ku një tjetër media, ajo e afërt me Berishën, “zbuloi” faktin se flamuri shqiptar nuk ishte në dekorin e takimit. Shkrimi me prirje akuzuese nuk i referohej aspektit protokollar të rastit. /tesheshi

Lexo lajme interesante

You may also like