Erdhi “bomba e motit”/ Alarm në Britaninë e Madhe: Bllokim rrugësh e blackout-e

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

15 deri në 20 cm borë parashikon zyra kombëtare metereologjike e Britanisë së Madhe në disa zona, ndërsa lëshon paralajmërimin që të shmangen udhëtimet në kushtet e bombës së motit që po i afrohet vendit.

Reshje të dendura dëbore parashikohet të pasohen nga një bllokim masiv i rrugëve dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Drejtuesit e automjeteve mund të mbeten në rrugë, thonë ekspertët që apelojnë edhe për  anulim të fluturimeve dhe udhëtimeve me tren. Një seri paralajmërimesh për motin e keq janë përhapur në shumë zona ndërkohë që Skocia pritet të goditet më rëndë nga kjo situatë atmosferike.

Parashikime për kujdes janë lëshuar tashmë për Uellsin, Devonin e Cornwallin, sipas The Guardian, si dhe për Skocinë jugperëndimore dhe Irlandën e Veriut, ku rrugët mund të vishen me akull e të bëhen tejet të rrezikshme për qarkullim. Në disa pjesa të vendit këshillohet lëvizja me makina vetëm nëse është absolutisht e domosdoshme. Paralajmërimet e autoriteteve erdhën pasi brenda 5 orësh u regjistrua më shumë se 100 aksidente rrugore të lidhura me motin e keq dhe ngricat.

Zyra e Metereologjisë thotë se mbrëmja e së hënës ishte më e ftohta e të gjithë vitit deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar me një ulje të temperaturave prej -9.8C të regjistruar në Topcliffe, North Yorkshire, ndërsa e gjithë Anglia pritet të përballet me një valë të madhe të ftohti të paktën deri mëngjesin e së premtes.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like