“Erdhën me mendje Shqipëria vend i drogës”, Ylli: Tifozët e Conference League ikën me mendim ndryshe

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli në një intervistë në emisionin Top Story në Top Channel komentoi edhe tifozët që erdhën nga e gjithë bota për të parë ndeshjen e Conference League në Tiranë.

Ai u shpreh se tifozët erdhën me mendime negative për Shqipërinë dhe u larguan me përshtypjet më pozitive.

“U bë një Conference League që s’ishte imagjinuar ndonjëherë në vite përpara që të kishim stadium të vinin 100 mijë vetë nga e gjithë Evropa, erdhën me mendjen se Shqipëria vend i drogës dhe e panë se Shqipëria është një vend evropian dhe ikën ndryshe. Ky është sporti dhe ky është Komiteti Olimpik i peshëngritjes që bëri aktivitete, e atletikës që bëri kampionatin evropian që solli 500 sportistë, federata e taekowndosë. Të mos harrojmë që jemi Tirana kryeqyteti Evropian i Rinisë, kemi sjellë me dhjetëra sportistë, hotelet kanë qenë plot, këtë gjë ta bën sporti, nuk ta bën kjo politikë shterpë, që është në këtë vend, nuk ta bën asnjë fushë tjetër, sporti është imazhi më i mirë që ka ky vend që ne mund të nderohemi”, tha Ylli.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like