Era Rusi feston ditëlindjen, ja sa vjeçe mbushi këngëtarja

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për të gjithë publikun shqiptar, Era Rusi festoi ditën e djeshme ditëlindjen e saj. Artistja, e cila njihet edhe si një nga vokalet më të mira në muzikën shqiptare mbushi plot 37 vjeçe.

E sigurisht që urimet për të kanë qenë të shumta në këtë ditë të veçantë, jo vetëm nga miqtë e familjarët e saj, por edhe nga ndjekësit në rrjete sociale. E për këtë arsye, Era i ka falënderuar të gjithë përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se ndihet e përkëdhelur nga e gjithë vëmendja e tyre.

“Faleminderit që po ma bëni këtë ditë kaq të bukur! Urimet dhe e gjithë dashuria juaj ma mbushën shpirtin plot! Ndihem kaq e përkedhelur nga e gjithë vëmendja juaj! Ju dua”, ka shkruar Era Rusi në postimin e bërë në rrjete sociale.

Edhe pse këngëtarja ka pranuar para pak kohësh se është në një marrëdhënie dhe zemrën e ka plot, ajo vendosi mos të japë asnjë detaj edhe në ditëlindje të 37-të dhe ta mbajë private jetën e saj. Megjithatë, partneri i saj i ka dhuruar një buqetë trëndafilash në formë zemre, teksa Era e ka postuar në rrjete sociale, duke mbishkruar “Të dua”.

Lexo lajme interesante

You may also like