Era Istrefi sjell këngën e re, mahnit me paraqitjen

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këngëtarja, Era Istrefi nuk ka pritur gjatë pas suksesit të jashtëzakonshëm që pati me këngën “Bebe”, ajo ka prezantuar sot këngën e tjetër.

Era publikoi projektin e ri muzikor të quajtur “TKRKT”, shkruan Kosovarja.

Në klip ajo paraqitet unike dhe në formë të mrekullueshme.

Teksti dhe muzika e këngës është realizuar nga vet artistja, kurse për ‘beat’-in u kujdes Claydee dhe Paris Kalpos.

Këngëtarja këtë projekt për herë të dytë e bëri në menaxhimin e ‘Leaf Management’.

Marrë parasysh se Era nuk njeh ‘dështim’ vlerësohet se edhe kjo këngë do të mirëpritet nga publiku, e do të shndërrohet në një hit veror.


You may also like