Epike, Shpat Kasapi e filmon Selvijen derisa është në gjumë të thellë por në këmbë

by admin
Spread the love

Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij Selvija janë shndërruar në çiftet më të pëlqyera nga publiku.

Dyshja simpatike që së shpejti pritet të bëhen prindër ishin të ftuar te Rudina Magjistari ku folën për ndjesinë e pritjes së ëmbël dhe zbuluan se po presin një djalë.

Gjersa folën për detaje interesante nga jeta së bashku Shpati zbuloi një video interesante ku Selvija shihet teksa fle në këmbë.

Bukuroshja shpjegoi se këtu ishte në ditët e para të shtatzënisë duke mos ditur të gjejë as vet se çfarë kishte ndodhur atë natë.

Video u prit me shumë të qeshura edhe në studio ndërsa dyshja zbuluan lidhjen e tyre pa komplekse dhe me shumë pozitivitet që reflekton edhe nga jashtë.

 


You may also like