Energjia, Greqia do ndihmojë rajonin / Mitsotakis replikon me Erdogan: Turqia bën politikë se ka probleme të brendshme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Greqia aspiron gjithmonë të luajë një rol udhëheqës në rajon dhe më gjerë veçanërisht në një kohë kur çështjet e sigurisë energjetike po shfaqen si një prioritet kryesor për të gjitha shtetet evropiane – ka deklaruar kryeministri grek Mistotakis nga samitit i Berlinit.

 “Ne patëm rastin, sot, të diskutonim me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – por edhe me vendet e tjera të Ballkanit – se si Greqia mund të ndihmojë në pavarësinë e tyre energjetike nga gazi natyror rus. Në të njëjtën kohë, vendi ynë ka një rol udhëheqës në tranzicionin energjetik – veçanërisht në Burimet e Rinovueshme të Energjisë – dhe besoj se do të jetë shumë aktiv në këtë lloj investimi, që do të bëhet në vendet e Ballkanit Perëndimor, që edhe  ata të zbatojnë tranzicionin e gjelbër”, tha Mitsotakis.

Por Mitsotakis, ashtu si para pak dktësh në Athinë në takimin me kancelarin gjerman ,edhe në Berlin në bisedat me Olaf Scholz dhe Ursula Von der Layen është pozicionuar për deklaratat e presidentit turk Erdogan, i cili në një intervistë të fundit ka theksuar se  Greqia ka ndjekur një politikë agresive ndaj Turqisë,ndaj dhe Ankaraja do të reagojë jo me fjalë, por me vepra.

“Po zhvillojmë programe me raketa. Gjëja e fundit që bëmë ishte lëshimi testues i raketës balistike TYPHOON që po çmend grekët. Është një nga ato hapa në procesin në vazhdim dhe, me vullnetin e Zotit,shtrirja e rrezes së tij do të rritet më tej. Është 561 kilometra, diku aty , dhe do të rritet më shumë. Këto 561 kilometrat filluan të trembin grekët sepse Athina është brenda rrezes së tij. Ne do t’u japim përgjigjen me veprimet tona”, tha Erdogan.

  “Nëse do t’i përgjigjesha deklaratave të zyrtarëve turq sa herë që ata sfidojnë Greqinë verbalisht, mendoj se nuk do të bëja një punë tjetër. Më lejoni t’ju them edhe një gjë: Nëse edhe  Greqia do kishte mbi 85% inflacion, ndoshta edhe unë do të doja të ndryshoja vazhdimisht diskutimin dhe ta drejtoja atë në fusha të tjera dhe tema të tjera( siç bën Erdogani)”, Mitsotakis.

Athina pret me interes të madh konkluzionet e vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg në Ankara.

 


Top Channel

You may also like