Energjia elektrike është mrekullia e re mjekësore – Shqip

by admin
Spread the love

Nga Allysia Finley

Wall Street Journal

Rasti i Kelli Ouens ishte një mister për mjekët. Adoleshenca dhe në të 20-at e saj u karakterizuan nga një varg problemesh shëndetësore në dukje pa lidhje me njëra-tjetrën. Për një dekadë e gjysmë ajo mori shumë ilaçe njëra pas tjetrës – gjithsej 22 – dhe me shumë pak efekt. Më pas e shpëtoi rryma elektrike.

“Pasi kishin kaluar 15 vite, unë nuk e mbaja mend as se si ndihesha kur isha e “shëndetshme”- thotë Ouens, tashmë 33 vjeçe. Tani ajo dhe bashkëshorti i saj po planifikojnë të sjellin në jetë një fëmijë, diçka që më herët e kishte menduar të pamundur. Ajo e vlerëson punën e KevinTrejsit, një neurokirurg inovativ, të cilin ajo e zbuloi përmes Facebook.

Kelli ishte një 13-vjeçare që merrej me atletikë, kur një ditë ndrydhi kyçin e këmbës duke kërcyer. Disa javë më vonë, kyçi i saj ishte ende i fryrë, dhe ajo filloi të përjetonte të përziera dhe diarre në forma të rënda. Një apo dy vite më vonë, nisi t’i fryhej edhe kyçi tjetër i këmbës, megjithëse nuk e kishte lënduar asnjëherë.

Më pas nisën t’i dhembin gjunjët. Pas një kolonoskopie dhe endoskopie, Ouens u diagnostikua me Sëmundjen Crohn, një gjendje inflamatore e zorrëve. Testet e gjakut dhe një ekzaminim fizik zbuluan sëmundjen e Artritit Spondiloartropatik, që sulmonte shtyllën kurrizore, nyjet dhe organet e saj.

Ajo pati mpiksje gjaku dhe ulçera në lëkurë. Kur mbaroi gjimnazin ajo nuk kishte asnjë pjesë tëtrupit që të mos i dhembte. Sëmundjet e saj të panumërta, ia bënë të vështirë ecjen, dhe e detyruan ta braktiste punën e saj si mësuese. Për të kontrolluar inflamacionin e kyçeve, Kellimerrte rregullisht steroide, të cilat i bënë kockat e saj aq të brishta sa të një gruaje 70-vjeçare.

Ajo ishte 25 vjeçe kur pa rastësisht në Facebook një video të dr.Trejsit, drejtues i Institutit Feinshtein për Kërkime Mjekësore me qendër në Nju Jork. Ai shpjegonte sesi energjia elektrike mund të zëvendësojë mjekimin.

Dr.Trejsi, 64 vjeç, ishte pionier i hulumtimit që tregon se si stimulimi elektrik i nervit vagus pjesa kryesore e sistemit nervor, që nis nga pjesa e pasme të qafës, dhe lidh trurin me pjesën tjetër të trupit – mund të shtypë inflamacionin që shkakton sëmundje të tilla kronike Sëmundja Crohn dhe artriti reumatoid.

Ajo u regjistrua për një test për stimulimin e nervit vagus nëSetPoint Medical”, një kompani bioteknologjike me seli në Kaliforni, e bashkëthemeluar nga dr.Trejsi në vitin 2007. Me ndihmën financiare të familjes dhe miqve të saj, së bashku më bashkëshortin shkuan në Amsterdam të Holandës, një nga vendet ku zhvilloheshin testet.

Drejtuesi i testit ishte Gert D’Haens, një ekspert më famë botërore mbi sëmundjet inflamatore të zorrëve në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Amsterdamit. “SetPoint” vendosi në zgavrën e saj të kraharorit një pajisje me madhësinë e një stimuluesi kardiak (peacemaker), që dërgon stimulim tek elektrodat e vendosura në mënyrë kirurgjikale në nervin e saj vagus.

Simptomat e saj filluan të përmirësoheshin brenda disa javësh. Shumë shpejt ajo ishte në gjendje jo vetëm të ecte, por edhe të vraponte. Dy muaj pas implantimit të pajisjes, sëmundjet e saj nuk po shfaqnin asnjë simptomë, dhe ajo hoqi dorë nga konsumi i steroideve.

Shkencëtarët e kanë ditur prej kohësh se nervi vagus mbart sinjalet midis trurit dhe organeve të brendshme, të cilat rregullojnë proceset fiziologjike si tretja, frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës. Për shembull kur stërviteni, rrahjet e zemrës juaj përshpejtohen. Pastaj kur pushoni, truri juaj idërgon një sinjal nëpërmjet nervit vagës, duke e orientuar zemrën tuaj të ngadalësohet në mënyrë që të mos rrahë jashtë kontrollit.

Zbulimi i dr.Trejsit 2 dekada më parë, ishte se po përmes nervit vagës, truri kontrollon edhe sistemin imunitar. Duke përdorur stimulimin elektrik për të sulmuar rrjetet nervore, është e mundur të rregullohet përgjigja imune, dhe ndoshta një ditë të kurohen sëmundjet inflamatore si Skleroza e Shumëfishtë, Lupus dhe madje sëmundja e Alzheimerit.

Historia e këtij zbulimi e ka origjinën në fëmijërinë e dhimbshme të dr.Trejsit. Nëna e tij vdiq nga një tumor i paoperueshëm në tru, kur ai ishte vetëm 5 vjeç. Ajo ngjarje nxiti edhe interesin e tij për neurokirurgjinë. Ai donte të zhvillonte trajtime, në mënyrë që fëmijët e tjerë të mos vuanin ashtu si ai dhe dy vëllezërit e motrat e tij më të vegjël.

Ai ndoqi shkollën e mjekësisë, dhe filloi punë në një spital të Nju Jorkut. Në vitin 1985 pokujdesej për një vajzë 11-muajshe të quajtur Xhenis. “Ajo po ecte këmbadorazi nëpër dyshemenë e kuzhinës kur gjyshja e saj po gatuante darkën. Gruaja u bë gati të derdhte ujin e valë në lavaman, por aksidentalisht uji ra mbi trupin e mbesës së saj. Ne nuk menduam se ajo do të mbijetonte më shumë sesa disa orë. Në fakt mbijetoi për 1 muaj, por më pas në mënyrë të pashpjegueshme vdiq në krahët e mi. Vogëlushja vdiq nga shoku septik (sepsis)– kujton dr.Trejsi.

Shoku septik ndodh kur një dëmtim ose infeksion jofatal, çon në dështimin e funksionimit tëorganeve, dhe në rënien e presionit të gjakut në nivele fatale. Sepsis shkakton 1 në 5 vdekje në mbarë botën. Në vitin 1985, shkencëtarët nuk e kuptonin se çfarë e shkaktonte këtë gjendje. Vdekja e Xhenisës së vogël, e nxiti dr.Trejsin të hulumtonte bazat biologjike të këtij fenomeni.Ne zbuluam se molekula që e vrau Xhenisën ishte krijuar nga sistemi i saj imunitar. Është një molekulë që njihet sot si TNF” (faktori i nekrozës së tumorit). TNF është një citokinë, një proteinë e prodhuar nga sistemi imunitar, për të dërguar sinjale që mund të shkaktojnë ose reduktojnë inflamacionin.

Por zbulimi i TNF shpjegoi vetëm një pjesë të misterit pas shokut septik. Çfarë e kontrollon sasinë e citokinave që prodhohen? Pse disa njerëz, si Xhenis, prodhojnë sasi të mëdha citokineshqë mund ti marrin edhe jetën? Kur po testonte një ilaç eksperimental që bllokonte prodhimin e TNF tek minjtë, ai u habit nga ajo që zbuloi.

Ilaçi jo vetëm që bllokoi prodhimin e TNF në trurin e brejtësve, gjë që ndihmoi në shërimin e goditjeve; por çaktivizoi TNF dhe citokina të tjera të prodhuara në pjesën tjetër të trupit. Kjo çoi në zbulimin se truri komunikon me këto organe, duke dërguar sinjale përmes nervit vagus.

Laboratori i tij kreu dy eksperimente të tjera mbi minjtë,e konfirmuan këtë hipotezë. Eksperimente dhe kërkime të mëvonshme e vërtetuan tezën e tij. Në rastin e shokut septik, bakteret aktivizojnë qelizat e bardha të gjakut për të prodhuar citokina, të cilat mund të ndihmojnë në shërimin e plagëve. Një gjendje inflamatore si ajo e zonjës Ouens mund të shkaktojë edhe çlirimin e citokinave.

Problemet lindin kur sistemi nervor nuk arrin të rregullojë prodhimin e tyre. “Nëse sistemi nervor nuk e kontrollon atë përgjigje, sistemi imunitar mund të mbiprodhojë citokina, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje autoimune si artriti reumatoid dhe Sëmundja e Crohn-it.

Ndaj në implantojmë një pajisje në nervin vagus të njerëzve ose kafshëve, dhe duke kontrolluar aktivitetin e nervit me pajisjen stimuluese nervore, mund të kontrollojnë madhësinë e përgjigjes citokinës”- thotë dr.Trejsi. Nervi vagus është në fakt një rrjet prej rreth 160.000 fibrash nervore, nga 80.000 në të dyja anët e qafës.

Çdo fibër ka një punë specifike, si për shembull kontrollin e rrahjeve të zemrës. Këto fibra dërgojnë gjithashtu informacion në tru. Ky i përpunon ato dhe dërgon sinjale mbrapsht përmes nervit vagus ose në strukturat e afërta si gjëndra e hipofizës, e cila rregullon prodhimin e hormoneve.

Dr.Trejsi thotë se stimulimi i nervit vagus, mund t’i ndihmojë gjithashtu disa njerëz që vuajnë nga Covid-i i gjatë, edhe pse ai paralajmëron se për këtë nevojiten më shumë kërkime. Një studim në fillim të këtij viti, zbuloi se shumica e pacientëve me Covid të gjatë kishin shenja që tregonin për mosfunksionim të nervit vagus, duke përfshirë diarrenë, marramendjen dhe rrahjet eshpejta të zemrës. Po ashtu, shumë prej tyre gjithashtu treguan shenja të dëmtimit të nervit vagus.

Lexo lajme interesante

You may also like